Qëllohet me thikë 16-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se...

Aktualitet
Qëllohet me thikë 16-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet

Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë në Itali, pas një sulmi me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Vicenza, ku i riu u godit me thikë në gjoks dhe aktualisht ndodhet i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik të spitalit lokal. Edhe pse në gjendje të rëndë, jeta e tij nuk është në rrezik, bëjnë me dije autoritetet shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një tjetër i ri, bashkëmoshatar i viktimës. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por një nga pistat që po hetohet është tentativa për grabitje që përfundoi në dhunë. Hetuesit, megjithatë, nuk përjashtojnë as arsye të tjera pas agresionit.

Dëshmitarë të rastësishëm që ndodheshin në zonë dhanë alarmin, ndërsa ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i dha ndihmën e parë të plagosurit, përpara se ta transportonte drejt spitalit.

olicia po punon për identifikimin e autorit dhe pritet që deklaratat e adoleshentit të plagosur, sapo gjendja e tij të përmirësohet, të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT