Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës pas protestës para kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!
Lajmifundit
/
17 Qershor 2026, 21:45
Aktualitet

Pas qëndrimit dhe fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar protestën e tyre kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, protestuesit janë zhvendosur nga zona e Kryeministrisë drejt akseve kryesore të kryeqytetit, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe flamuj.
Gjatë marshimit dëgjohen edhe thirrje të tjera të protestës, “Revolucion”, “Poshtë patronzhistët”, si edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.


