Radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës, tifozët shqiptarë nisen drejt Prishtinës
Lajmifundit
/
31 Mars 2026, 18:32
Aktualitet

Mbrëmja e sotme i takon kombëtares së Kosovës që në ‘Fadil Vokrri’ do të luajë ndeshjen e jetës së saj kundër Turqisë.
Në pikën kufitare të Morinë është shkaktuar një radhë kilometrike. Kjo ka ndodhur për shkak të tifozë shqiptarë që janë nisur nga vendi ynë për në Kosovë, për të mbështetur Dardanët në përballjen kundër Turqisë.
Prishtina sot është kthyer në qendrën e shqiptarisë, pasi shqiptarët nga çdo vend i botës kanë udhëtuar për në kryeqytetin e Kosovës. ‘Dardanët’ kanë mundësinë që me fitoren kundër Turqisë të jenë në grupet e Kupës së Botës 2026./Top Channel


