Rama habitet nga fjalët e sipërmarrëses: Do të të jap medalje, je e para që thua s’dua mbështetje!

Aktualitet

Rama habitet nga fjalët e sipërmarrëses: Do të të jap

Gjatë inspektimit të segmentit provizor Librazhd-Prrenjas, kryeministri Rama zhvilloi edhe një bisedë me banorët mbi shqetësimet e tyre.

Një prej tyre tha se biznesi i saj (bujtinë) nuk po arrin të zgjerohet pasi i thuhet se ndërhyn në Parkun e Shebenikut, por ndodhet larg.

Rama tha se biznesi mund të zgjerohet falë Paketës së Maleve duke ndjekur e respektuar parametrat. Ndërsa banorja tha se nuk i nevojitet mbështetje shtesë, Rama u habit dhe tha se do ta dekoronte me medalje.

“Do të të jap medalje se je shqiptari i parë që njoh unë dhe thotë nuk dua mbështetje. Të të jap një medalje për këtë punë se nuk e kisha takuar shqiptarin e parë që thotë s’dua mbështetje.

Po pyesja veten pse je ulur vetëm, por s’do asnjë mbështetje. Aplikimin direkt te Këshilli Kombëtar i Territorit dhe do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen”, ia ktheu kryeministri./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT