‘Rama jepe dorëheqjen’, protestuesit nisin marshimin, mbushin rrugët e kryeqytetit
Lajmifundit
/
15 Korrik 2026, 21:31
Aktualitet

Protesta popullore ka marrë përmasa masive mesditën e sotme në Tiranë. Qytetarët e mbledhur në bulevard kanë nisur marshimin e tyre përgjatë rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke elektrizuar atmosferën.
Me pankarta në duar dhe të vendosur për të mos u tërhequr, protestuesit kanë bashkuar zërat në një thirrje të fortë që shënjestron krerët e politikës shqiptare.
Në kor dëgjohen thirrjet e pandërprera të turmës: “Rama n’burg, Berisha n’burg!”, duke kërkuar kështu jo vetëm rrëzimin e qeverisë, por edhe ndëshkimin penal për politikanët që sipas tyre kanë abuzuar me pushtetin për dekada me radhë.


