“Rama burg, Berisha burg”, protestuesit vendosin ultimatum për anulimin e projektit të Zvërnecit: 24 orë afat

Mijëra qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit për ndërtimet në Zvërnec, duke i dhënë 24 orë afat.
Protesta u shoqërua me thirrje të forta nga turma, ku u dëgjua vazhdimisht ultimatumi: “Keni 24 orë afat, lironi zyrat!”.
Protestuesit përsërisnin gjithashtu thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. “Këtu vendosim ne… 24 orë afat…
Rama në burg, Berisha në burg… lironi zyrat… nesër në orën 18:00 te Gjergj Kastrioti dhe më pas këtu”, brohorisnin protestuesit, duke paralajmëruar vijim të aksioneve edhe ditën e nesërme.
“Nesër më shumë, nesër më shumë, nesër më shumë…”, ishte edhe thirrja e fundit e qytetarëve para mbylljes së protestës.


