Sherr me sende të forta në Lundër, plagoset 19-vjeçari! Policia zbardh ngjarjen!

Aktualitet

Sherr me sende të forta në Lundër, plagoset 19-vjeçari!

Policia bën me dije se nga sherri me sende të rënda në Tiranë ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në një rezidencë vilash në zonën e Lundrër.

"Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.  

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt", njofton policia.

ME TE LEXUARAT