“Shigjetat” gjejnë dhe sekuestrojnë 258 doza kokaine dhe 8 doza hashash, si u zbuluan shpërndarësit e drogës, detaje nga operacioni

Aktualitet

“Shigjetat” gjejnë dhe sekuestrojnë 258 doza kokaine dhe 8

Patrullimet e forcave “Shigjeta” të policisë së Tiranës kanë zbuluar dy raste të përdorimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në rrugën Jordan Misja, efektivët e policisë pranë një lavazhi në afërsi të shinave, konstatuan dy persona të cilët sapo konstatuan prezencën e policisë bënë lëvizje të dyshimta.

Gjatë kontrollit të Redon Nela dhe Bekim Rrustemaj, policia nuk gjeti sende të kundraligjshme por tek ambienti ku qëndronin gjetën 258 doza kokaine dhe 8 doza hashash.

Nga kontrolli tjetër pranë spitaleve, policia konstatoi një person të dyshimtë i cili sapo pa efektivët u largua me vrap dhe u fut menjëherë në një ndërtesë të braktisur.

Brenda kësaj banese policia gjeti 9 persona të cilët po konsumonin lëndë narkotike heroinë. 15 dozat u sekuestruan nga policia, ndërsa 9 konsumuesit e lëndës narkotike u shoqëruan në polici.

ME TE LEXUARAT