Shpërndante kokainë në restorante, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Shpërndante kokainë në restorante, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Karabinierët e Perugias në Itali, pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike që dyshohet se i shpërndante në restorante dhe lokale të zonës.

Sipas mediave italiane, i riu u ndalua në Ponte Felcino, teksa drejtonte një Fiat 500 pranë një restoranti ku dyshohej se kryente aktivitetin e tij të paligjshëm.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia zbuloi 30 pako me kokainë, me peshë totale 33 gramë, të fshehura nën timonin e makinës.

Përveç drogës, iu sekuestruan 515 euro para cash dhe një iPhone, që dyshohet se e përdorte për komunikime me klientët.

Pas arrestimit, Gjykata e Perugias verifikoi masën dhe urdhëroi që i riu të paraqitet në policinë gjyqësore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e shpërndarjes.

ME TE LEXUARAT