Identifikohet vrasësi i shqiptarit Fatos Cenaj pas 6 muajsh! I maskuar me syze, helmetë dhe.../ Detajet që “tradhtuan” autorin

Aktualitet

Identifikohet vrasësi i shqiptarit Fatos Cenaj pas 6 muajsh! I maskuar me

Pas muajsh hetime, karabinierët kanë identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së Fatos Cenajt, 58-vjeçarit shqiptar të gjetur të vdekur më 8 qershor në fshatin Fontaniva.

Një punëtor 45-vjeçar, fqinj i viktimës, u arrestua për krimin. Motivi i vrasjes së shqiptarit dyshohet se lidhet me mosmarrëveshje mes dy fqinjëve.

Trupi i viktimës u gjet në anë të rrugës, pranë triçikletës së tij. Vetëm ekzaminimet e mëvonshme mjekësore përjashtuan mundësinë e një aksidenti, duke i hapur rrugën një hetimi për vrasje.

Ky hetim ndoqi disa pista dhe u krye me përpikëri, i mbështetur nga analiza shkencore nga Parma RIS (Instituti Kombëtar Italian për Hetim dhe Parandalim), të cilat u konsideruan thelbësore për rindërtimin e fakteve.

Ishin kamerat e sigurisë që çuan drejt autorit, të cilat filmuan një person pranë vendit të krimit. Ai mbante një helmetë në kokë, maskë dhe syze dielli, si edhe mëngë tatuazh.

Për shkak se identifikimi ishte i pamundur sepse autori ishte i maskuar, përqëndrimet e hetuesve ishin tek mëngët tatoo të blera në internet.

Nga verifikimet u zbulua se fqinji i shqiptarit kishte blerë një sërë artikujsh të ngjashëm me ato që mbante veshur çiklisti i pranishëm në vendngjarje.

Gjatë kontrolleve në banesë në muajin korrik iu gjetën pantallona, ​​këpucë, një helmetë dhe mëngë tatoo. Përveç rrobave, karabinierët gjetën materiale të përdorura për të prodhuar pjesë dhe municione të armëve të zjarrit, një torno, plumba të punuar me dorë dhe shufra metalike të destinuara për prodhimin e komponentëve të mëtejshëm.

Prova të mëtejshme erdhën nga analiza e biçikletës së viktimës dhe të të dyshuarit. Në veçanti, të njëjtat mbetje baruti u zbuluan në disa nga plumbat e gjetur në shtëpi, gjë që ndihmoi në hetime.

ME TE LEXUARAT