“S’ka më ministra e deputetë që zaptojnë trotuaret me makinë”, Rama: Sanksione sekretarëve kur s’kthejnë përgjigje!

Politikë

“S’ka më ministra e deputetë që zaptojnë

Kryeministri Edi Rama në një takim mbi të drejtën e informimit kritikoi hapur komisionerin Besnik Dervishi, se ky i fundit duhet të apikojë sanksione ndaj institucioneve, kur nuk merret përgjigje brenda 10 ditëve siç e përcakton ligji.

Ai u ndal dhe te rastet kur me sanksione u frenua fenomeni i zaptimit të trotuareve apo bllokimi i rrugëve nga ministra dhe deputetë. Po ashtu ai tha se sanksioneve për mungesë informacioni nga ana e qytetarëve nuk duhet t’i shpëtojnë ministrat dhe sekretarët e Përgjithshëm.

“Roli i një pjesë këtu është ta shohin gotën gjysmë bosh, roli tjetër që jam unë është ta shohim gjysmë plot. Ka plot për të dëgjuar dhe për të marrë në konsideratë sepse pavarësisht progresit të bërë që as nuk diskutohet që po të shohim më lart jemi poshtë dhe natyrisht që po të shohim sa poshtë ishim jemi shumë më lart. Kjo e dyta është një burim motivimi për ne që duhet ta ngremë vendin më lart.

Ngurrimi për të ndarë me këto qoftë që i kërkon informacione që janë fakte administrative është absurd dhe vetëm pengon apo dëmton më shumë se sa po themi mbron, sepse krijon oplus mungesës së informacionin krijon edhe dyshim.

Ka dhe një element tjetër që është fakt, që është një problematik e funksionimit të brendshëm të mekanizmit të administratës kur vjen puna tek intensiteti me të cilin vjen kërkesa dhe intensitetin që duhet të përgjigjesh. Përmirësohet më pak seç do të prisnin ata që do ta shihnin gotën gjysmë bosh.

Për të qenë transparentë, unë i kam bërë komisionerit një vërejtje, po aq sa mund t’i bëja një institucioni të pavarur, që është mungesa e sanksioneve për autoritetet më të larta. Ligji është shumë i qartë, 10 ditë është koha për tu përgjigjur. Dita e 11 nëse nuk ka përgjigje ka sanksione, kështu thotë ligji, duhet sanksionuar autoriteti përgjegjës.

Ne i kemi kërkuar ministrave që të bëjnë delegimin e kësaj përgjegjësie, disa e kanë bërë e disa jo akoma, duhet të sanksionohen ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm në ditën e 11. Nëse kjo do të ndodhë në mënyrë të përsëritur jam e bindur që do të krijohet ndjesi urgjence.

Mos harroni që kur e kemi nisur këtë proces qeverisjeje kishim problem të madh parkimin e paligjshëm të të gjithë deputeti të Kuvendit në lulishte e trotuare, në hapësira ;publike të Parlamentit. Ku janë sot, nuk parkojnë, u gjobitën disa herë dhe e kuptuan që loja e parkimit të paligjshëm mbaroi, u sanksionuan”, tha Edi Rama.

 

ME TE LEXUARAT