“Më shau”, u plagos me armë, zbardhet dëshmia e perzonazhit të TikTok ‘Gucci’: Përplasja në rrjetet sociale me...

Dalin të tjera detaje në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit, i cili njihet në rrjetet sociale me emrin ‘Gucci’. Kuçi.
Mësohet se konflikti ka nisur fillimisht në rrjetin social “TikTok” dhe më pas ngjarja ka marrë të tjera përmasa. Gjatë dëshmisë së tij para policisë, Kuçi ka përmendur autorin e plagosjes, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim, duke thënë se ishte zënë pas sharjeve në rrjetet sociale.
Ndërkohë, kujtojmë se Fabion Kuçi rezulton i dënuar në Angli, ndërsa ka kryer dhe burg në këtë shtet. Ai njihet si një person që përdor gjuhë denigruese në rrjetet sociale dhe përfshihet në konflikte.
Sakaq, ‘Gucci’ ka pasur përplasje dhe me Kozak-un dhe me Xhemal Uka, i cilësuar si ‘Fire’ në rrjetet sociale. Kujtojmë se Xhemal Uka është shpallur në kërkim prej disa ditësh, për një ngjarje të rëndë që ndodhi në zonën e Freskut, që në zanafillë të saj ka sherret në rrjetet sociale.
Uka akuzohet se pak ditë më parë në zonë Freskut porositi rrahjen barbare të një 26-vjeçari që u dhunua me sende të forta dhe çekiç. Pas kësaj ngjarje u shpall në kërkim Huka, ndërsa u arrestua dhunuesi.


