“S’ka mbetur më asnjë shtëpi”/ Flakët në Skënderbegas, rrëfehet banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar nuk e kemi parë

Aktualitet
“S’ka mbetur më asnjë shtëpi”/ Flakët

Situata kaotike me zjarret në vendin tonë vazhdon, teksa deri më tani raportohet për 30 vatra aktive nga Ministria e Mbrojtjes.

Një zjarr i frikshëm u përhap edhe në fshatin Skënderbegas në Gramsh, nga ku u evakuuan të gjithë banorët.

Një banore tregon momentet e para se si u përhap zjarri në fshat dhe se si flakët “përpinë” çdo gjë, përfshirë shtëpitë dhe bagëtitë.

“Era e solli zjarrin aty. U dogjën shtëpitë e para. Kur u afruan afër shtëpive tona, i thashë burrit që të largoheshim. Dolëm mes flakëve dhe tymit. Shtëpitë kanë mbaruar, bagëtitë, lopët, viçat, gomarët. Të tërë ikën. Vetëm një të moshuar nuk e kemi parë, a doli a s’doli.

Atje te ne s’ka mbetur asgjë. Në fshatin tonë s’ka mbetur asnjë shtëpi. Komplet fshati ka mbaruar. U dogj një komunë e tërë. Nuk di çfarë të them…”, u shpreh banorja.

ME TE LEXUARAT