“Sot do ngremë zërin për gjyshërit ”- Aktivistja: Nuk jetojnë dot me dinjitet me pensionin ! Rama jepe dorëheqjen

Edhe sot për të 18-tën ditë radhazi vijoi protesta e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama.
Një prej aktivisteve, Luçiana Kokaj, në fjalën e saj u shpreh se sot do ngremë zërin edhe për gjyshërit dhe pensionistët, shtresën më të nëpërkëmbur nga ky sistem.
Luçiana Kokaj: Ne menduam që sot të ngremë zërin për gjyshërit tanë për shtresën që ky sistem e ka trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme.
Në familjet tonë nuk ka një gjysh që jeton me dinjitet me pensionin e tij. Varet nga fëmijët e vet, për të dhënë lek nga mërgimi për ilaçet.
Ndaj sot ka qenë një thirrje shumë e bukur merr gjyshin në protestë. Sot do ngremë zërin shumë fort për gjithë gjyshërit tanë. Që mundi i tyre të shpërblehet. Rama jepe dorëheqje!


