Të shtëna me armë në parkingun e Megatek, një i plagosur. Sherri nisi për...
Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit tek qendra tregtare Megatek. Nga të dhënat paraprake, mësohet se një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ndodhi në parkingun e Megatek. Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur mes disa personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë tjetrin.
Vorë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.