Tiranë/ Makina përplas skuterin elektrik me dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç, në pranga drejtuesi i automjetit
Lajmifundit
/
6 Shtator 2025, 13:16
Aktualitet

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi kur një automjet përplasi një skuter elektrik me dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç, të cilët ndodhen aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan O. Gj., 18 vjeç, i cili dyshohet se po drejtonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.