Tjetërsimi i pronave të Rana e Hedhun, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e Apelit të Shkodrës, dosja kthehet për rigjykim

Aktualitet

Tjetërsimi i pronave të Rana e Hedhun, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrezuar vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër dhe ka kthyer për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese në Apelin e Tiranës çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin.

Kjo dosje evidentoi tjetërsimin e rreth 234 mijë metra katrorë tokë shtetërore ranishte, çështje për të cilën Apeli i Shkodrës gjeti fajtorë edhe 15 zyrtarë e qytetarë të përfshirë.

Mes tyre ishte e ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, ish-kryetari i Qarkut, Gjok Ndoka, të cilët u dënuan me nga 3 vite burg secili.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017-të, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i i 234 mijë e 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte.

Fillimisht në këtë çështje së bashku me ish-kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatën e shkallës së parë Lezhë dosja u dërgua për 18 persona, nga të cilët vetëm një u shpall i pafajshëm.

Për tjetërsim pronash në bregdet ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka janë marrë të pandehur dhe nga SPAK, pas një hetimi të nisur në vitin 2019.

ME TE LEXUARAT