Tmerr në kryeqytet, 54-vjeçari futet me makinë në murin e banesës dhe rreh pronaren
Lajmifundit
/
22 Shtator 2026, 14:02
Aktualitet

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se, me automjetin që drejtonte, ka goditur dhe dëmtuar murin rrethues të një banese.
Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se pas aksidentit ka dhunuar pronaren e banesës, ndërsa nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Rrugore për kryerjen e testit të alkoolit.


