Po transportonin dy emigrantë të paligjshëm! Arrestohet 41-vjeçari, në kërkim organizatori që mori 5 mijë euro

Aktualitet

Po transportonin dy emigrantë të paligjshëm! Arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar, në kuadër të finalizimit të fazës së pesë të operacionit policor të koduar “Relay”.

41-vjeçari, shtetas maqedonas u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, teksa transportonte 2 emigrantë të paligjshëm.

Ndërkaq, 33-vjeçari, i shpallur në kërkim, ishte organizatori i këtij rasti, i cili dyshohet se iu ka marrë emigrantëve nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.

Në kuadër të operacionit, policia sekuestroi automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, 2 celularë dhe një shumë parash. 

Njoftimi

Tiranë/Finalizohet pas një hetimi me metoda speciale, faza e pestë e operacionit të koduar “Relay”.

Arrestohet një shtetas maqedonas që transportonte emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së.

Identifikohet organizatori i këtij rasti, i cili dyshohet se iu ka marrë emigrantëve, nga 2500 euro, me premtimin se do t’i transportonte në Itali.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 2 celularë dhe një shumë parash.

Si rezultat i një hetimi, me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv goditjen e një tjetër rasti të transportimit të emigrantëve, ilegalisht dhe kundrejt pagesave, në shtete të BE-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan operacionin e koduar “Relay 5”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi maqedonas, J. N., 41 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. A., 33 vjeç, banues në Durrës.

41-vjeçari u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, teksa transportonte 2 emigrantë.
Ndërkaq, nga hetimi dyshohet se 33-vjeçari iu ka marrë secilit prej emigrantëve, 2500 euro, me premtimin se do të mundësonte transportimin ilegal të tyre, në Itali.

Punohet për kapjen e shtetasit M. A. Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimi për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT