Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë, policia: Dëme materiale, po punohet për kapjen e autorëve

Aktualitet

Tritol automjetit të agjentit të krimeve në Lezhë, policia:

Policia e Lezhë ka reaguar në një njoftim zyrtar pasi makinës së agjentet të krimeve iu vu tritol.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërsa thekson s epo punohet për kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 05:55, në qytetin e Lezhës, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse në një automjet të parkuar, tip “Volkswagen Golf”, në pronësi të shtetasit G. Gj., 41 vjeç, punonjës policie në DVP Lezhë.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT