Shpërthim me eksploziv në makinën e zyrtarit të policisë
Lajmifundit
/
15 Mars 2026, 07:47
Aktualitet

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në qytetin e Lezhës.
Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në një automjet të parkuar në pronësi të agjentit të rimeve me iniciale G.Gj.
Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat, si dhe për të identifikuar autorin.
Autoritetet policore po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar nëse shpërthimi lidhet me detyrën e efektivit.


