Shkodra zgjedh drejtuesin e degës së PD, 7100 anëtarë votojnë për kryetarin

Politikë

Shkodra zgjedh drejtuesin e degës së PD, 7100 anëtarë

Prej orës 08:00 ka nisur votimi për zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Në këtë proces zgjedhor kanë të drejtë vote rreth 7100 anëtarë të kësaj force politike.

Procesi i votimit po zhvillohet në hollin e teatrit “Migjeni”, ku anëtarët e Partisë Demokratike mund të votojnë nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Në garë për drejtimin e degës së PD Shkodër janë Ardit Çylybyli dhe Gentian Ibro.

Pas përfundimit të procesit të votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave, ndërsa më pas do të shpallet fituesi që do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në Shkodër. Procesi i përzgjedhjes se kandidatëve u shoqërua me jo pak tensione gjatë javës.

ME TE LEXUARAT