Plas sherri në Vlorë/ Përplasje të dhunshme dhe kaos pas sfidës Flamurtari-Elbasani

Sport

Plas sherri në Vlorë/ Përplasje të dhunshme dhe kaos pas

Sfida e javës së 28-të të Kategoria Superiore mes Flamurtari FC dhe KF Elbasani është mbyllur mes tensioneve dhe përplasjeve në stadium. Pas përfundimit të ndeshjes, skuadra e drejtuar nga trajneri Aleksandar Gvozdenović shkoi të festonte me tifozët e saj dhe më pas u drejtua drejt dhomave të zhveshjes.

Situata u tensionua kur mes tifozëve të Elbasanit dhe policisë shpërthyen përplasje pranë tribunave.

Në përpjekje për të qetësuar situatën ndërhyri edhe drejtori i Flamurtarit, Alfred Ferko, ndërsa tensionet u rritën edhe më tej pasi tifozë vendas reaguan duke hedhur sende dhe fishekzjarrë në drejtim të tifozëve verdheblu.

Sipas raportimeve, incidentet vijuan edhe brenda stadiumit, ku kapiteni i Elbasanit, Musta, dyshohet se ka provokuar stafin dhe lojtarët e Flamurtarit.

Kjo situatë bëri që tensionet të përshkallëzohen deri në përplasje mes futbollistëve, ku raportohet edhe për dhunë fizike. Për të rikthyer qetësinë u desh ndërhyrja e forcave të policisë, të cilat ndërhynë për të shpërndarë palët dhe për të normalizuar situatën në ambientet e stadiumit të Stadiumi Flamurtari në Vlorë./Shqip

ME TE LEXUARAT