U arrestuan në protestën e PD, Gjykata e Tiranës liron 4 protestuesit

Aktualitet

U arrestuan në protestën e PD, Gjykata e Tiranës liron 4

Gjykata e Tiranës liron nga qelia 4 protestuesit e arrestuar për protestën opozitare të së shtunës.

Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo që ranë në pranga nga protesta e 28 shkurtit e Partisë Demokratike tashmë janë të lirë.

Ata akuzoheshin për pesë vepra penale: “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Policia e Tiranës njoftoi para pak ditësh se, protestuesit kundërshtuan uniformat blu, duke hedhur lëndë piroteknike drejt tyre dhe nga ana tjetër duke sulmuar Vilën e Enver Hoxhës në kryeqytet vunë në rrezik shtatë shtetas të huaj që ndodheshin brenda ambienteve. Rreth orës 21:30, drejt mbylljes, militantët hodhën fishekzjarrë dhe molotovë në vilën e ish diktatorit në ish- Bllok duke shkaktuar alarm te vizitorët e huaj.

ME TE LEXUARAT