U largua nga posti i ministres së Jashtme, Spiropali: Jam e habitur që i doli fjala Sali Berishës

Aktualitet

U largua nga posti i ministres së Jashtme, Spiropali: Jam e habitur që

Elisa Spiropali e cila u largua nga posti i ministres së Jashtme ka thënë se është ndjerë e habitur për këtë vendim të kryeministrit Edi Rama, për faktin se një lëvizje e tillë ishteparalajmëruar nga Sali Berisha në Kuvend.

“Çdo detyrë është e përkohshme. Nuk më vjen keq që e lash detyrën, por vetëm jam e habitur se e ka paralajmëruar Sali Berisha në Kuvend dhe i doli fjala”, tha Spiropali.

Ndërsa kreu i PD Sali Berisha, ka treguar edhe arsyen, pse sipas tij Spiropali u la jashtë kabinetit qeveritar.

“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia?

Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni.

Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove.”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT