U “maskua” me mbiemrin e gruas për të shmangur dëbimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri dëbimi me ndalim rikthimi.
Mësohet se ai u arrestua në Rimini, pasi u pikas nga karabinierët, të cilët ndaluan një automjet me targa të huaja, në të cilin ndodheshin dy burra. Sjellja e drejtuesit të mjetit gjatë identifikimit i shtyu karabinierët të kryenin kontrolle të mëtejshme. Megjithëse paraqiti patentën dhe pasaportën shqiptare, ai nuk ishte në gjendje të justifikonte praninë e tij në Itali, duke rezultuar pa leje qëndrimi.
I shoqëruar në komisariat për verifikime më të thelluara, rezultoi se burri, i rënduar nga precedentë penalë, ishte dëbuar në vitin 2023 nga Drejtoria e Policisë së Barit. Për të shmangur ndalimin e rikthimit, ai ishte martuar në atdhe duke marrë mbiemrin e bashkëshortes dhe kishte siguruar dokumente të reja identiteti, me të cilat ishte rikthyer ilegalisht në Itali, duke shpresuar se nuk do të identifikohej.
Shqiptari u arrestua për shkelje të ligjeve mbi emigracionin dhe është lënë në komisariat në pritje të gjykimit të drejtpërdrejtë, i cili ishte parashikuar për t’u dhënë gjatë mëngjesit të së mërkurës.


