U mbyt në lumin Mat, forcat RENEA gjejnë trupin e pajetë të peshkatarit Dede Qoku
Dede Qoku është peshkatari që dyshohet se u mbyt në lumin Mat pasi u fut në ujë për të hedhur rrjetet. Dyshohet se ai ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.
Disa orë më vonë forcat RENEA kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi Mat.
"Lezhë / Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak për ngjarjen e ndodhur në lumin Mat, ju informojmë se: Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të shtetasit D. Q., 68 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.