URDHRI/ Ministria e Arsimit zbulon vendimin, ja kur nis dhe mbaron sezoni akademik universitar 2026-2027!

Aktualitet

URDHRI/ Ministria e Arsimit zbulon vendimin, ja kur nis dhe mbaron sezoni

Ministria e Arsimit merr vendimin dhe zbulon urdhrin për përcaktimin e datës së fillimit dhe mbarimit të vitit akademik 2026–2027 në institucionet e arsimit të lartë në vend.

Sipas urdhrit të firmosur më 11 maj 2026 nga ministrja Mirela Kumbaro, viti i ri akademik në universitetet shqiptare do të nisë më 5 tetor 2026 dhe do mbyllet më 24 shtator 2027.

Gjithashtu kërkohet që institucionet publike të arsimit të lartë, pas përfundimit të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha degëmarrjet “Tingëllimi i studentit”, si edhe listat e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Qendra e Shërbimeve Arsimore si dhe institucionet e arsimit të lartë.

Urdhri i Ministrisë së Arsimit:

“REPUBLIKA E SHQIPËRISË, MINISTRIA E ARSIMIT


Nr. 3650/Prot. Tiranë, më 11.05.2026

URDHËR

Nr. 139, Datë 11.05.2026

PËR CAKTIMIN E DATËS SË FILLIMIT DHE MBARIMIT TË VITIT AKADEMIK 2026-2027, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 7 dhe pikës 1, të nenit 87, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;

URDHËROJ:

Fillimin e vitit akademik 2026-2027, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 5 tetor 2026 dhe mbarimin e tij në datën 24 shtator 2027.

Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues të dërgojnë në të gjitha degëmarrjet “Tingëllimi i studentit”, si dhe listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe institucionet e arsimit të lartë.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

MINISTRJA

MIRELA KUMBARO FURXHI”.

URDHRI/ Ministria e Arsimit zbulon vendimin, ja kur nis dhe mbaron sezoni

ME TE LEXUARAT