“Vëllai na goditi, na bëri gjak!” Dellora trondit me pamjet e rënda

Aktualitet

“Vëllai na goditi, na bëri gjak!” Dellora trondit me

Dellora dhe Namiku janë motër e vëlla, dy nga shtatë fëmijët e nënës 90-vjeçare që jeton ende. Kjo e fundit gjendet në shtëpinë e djalit të vogël, Aurelit dhe nuses, Manjolës, që kanë pranuar të kujdesen për të pasi është e sëmurë.

Por Dellora pretendon në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se nëna keqtrajtohet dhe dera e saj qëndron e lidhur me litar. Aureli është përfitues i testamentit të prindërve ku babai, një vit para se të ndërronte jetë, e ka nënshkruar. Noteri ka vënë re se dora e djathtë e babait, Sotirit dridhej dhe ai përzgjedh dikë të besuar, një bashkëfshatar, për ta firmosur.

Fëmijët pretendojë se testamenti është falsifikuar. Kanë kaluar 8 vjet nga hapja e testamentit dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim prej tyre. Namiku nuk po e mban nënën sepse Manjola ka marrë 2 urdhra mbrojtjeje ndaj tij, kurse 90-vjeçarja vijon në të njëjtën gjendje, sipas Dellorës. Kjo e fundit pretendon edhe se vëllai, Aureli, e ka sulmuar atë dhe motrën tjetër, duke treguar fotot si provë e incidentit që nuk e ka denoncuar në polici.

Dellora: Kam ardhur nga Amerika për t’i kërkuar lekët se na tha ai për lekët e nënës që janë marrë dhe kam shkuar te vëllai, i kam thënë o vëlla, ku i ke çuar lekët e nënës? Na ka goditur! Shikojeni si na ka bërë gjak! Motrën dhe mua! Ne nuk e denoncuam!

Eni Çobani: Pse? Është shumë e rëndë! Nëse kjo ka ndodhur, këtu kemi një ballë të çarë, por kjo është vetëm një foto. Në qoftë se zotërinjtë e kanë bërë, patjetër që ky është krim dhe është vepër penale. Zonjë e ke denoncuar apo jo?

Dellora: Nuk e denoncuam!

Eni Çobani: Në qoftë se ti nuk e denoncon, do të thotë që ti ke fshehur një krim!

Dellora: Jam motër! Shih si na ka bërë! Më hodhi tërë veglat në fytyrë dhe në fshat e ka hapur që erdhën motrat e më goditën! Unë nuk e denoncoj një vëlla, një shpirt! E kisha vëlla, shpirt! Ai prandaj i bëri këto që nuk vjen, nuk ballafaqohet me ne të gjithë, as me vëllezërit, as me neve!/tv klan

ME TE LEXUARAT