Vendimi për TikTok, Rama: Kushtetuesja mendonka se 90% e prindërve dhe mësuesve ishin gabim kur kërkuan mbylljen

Aktualitet

Vendimi për TikTok, Rama: Kushtetuesja mendonka se 90% e prindërve dhe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se mbyllja e TikTok cënoi lirinë e fjalës.

Sipas Kryeministrit falë mbylljes së TikTok prindërit dhe mësuesit mund të jenë më të lehtësuar sot, ndërsa thotë se pas vendimit të Kushtetueses, “shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”.

Vendimi për TikTok, Rama: Kushtetuesja mendonka se 90% e prindërve dhe

“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!

Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!“- shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT