Vidhte sende në hyrjet e banesave, arrestohet hajduti 'serial' në Durrës

Një person është denoncuar nga banorët e një pallati, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje të vazhdueshme në hyrjet e ndërtesave.
Sipas denoncimeve, ai dyshohet se merrte sende të lëna pranë dyerve të apartamenteve, përfshirë biçikleta dhe objekte të tjera personale.
Ngjarjet janë fiksuar nga kamerat e sigurisë së një pallati, çka ka ndihmuar në identifikimin e të dyshuarit.
Pas kallëzimit të banorëve, policia ka ndërhyrë pasditen e sotme, duke shoqëruar personin e dyshuar dhe duke vijuar veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rasteve të raportuara.
Paraprakisht, i dyshuari është identifikuar si Kujtim K., i cili dyshohet se është përsëritës në raste të ngjashme.


