Tufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupin ‘Bajri’, dalin fotot e të akuzuarve për planifikimin e vrasjes së Aleksandër Prendit

Aktualitet

Tufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore ndaj grupit të njohur si “Bajri”, të cilët akuzohen për planifikimin e vrasjes së Aleksandër Prendit.

Sipas dosjes së siguruar nga hetimet, prova të reja të nxjerra nga telefonat celularë të sekuestruar kanë zbuluar pamje të personave të përfshirë duke përdorur armë zjarri, si dhe duke ekspozuar arsenale armësh dhe shuma të mëdha parash në kartëmonedha euro.

Në materialet hetimore, Izmir Sakicaj, një nga të pandehurit e dërguar për gjykim nga SPAK, shfaqet në disa fotografi duke përdorur armë zjarri dhe duke pozuar me armë të ndryshme. Hetuesit theksojnë se nga këqyrja e telefonit të tij janë dokumentuar edhe qitje të shpeshta në ambiente të hapura.

Në disa imazhe të tjera, Sakicaj shfaqet duke ekspozuar tufa të konsiderueshme parash në euro.

Ndërkohë, në dosje përmendet edhe Samuel Troshani, i cili gjithashtu shfaqet në pamje duke kryer qitje me armë zjarri. Në disa raste ai shoqërohet nga një person tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga hetimet.

Hetimet e SPAK vijojnë për të sqaruar rolin e secilit prej të përfshirëve në këtë çështje dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal të grupit.

Tufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupinTufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupinTufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupinTufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupinTufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupinTufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupinTufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupinTufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupinTufa eurosh, arsenale armësh dhe .../ Dosja e SPAK për grupin

ME TE LEXUARAT