Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon kryeministri Rama: Agresioni mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore

Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon kryeministri Rama: Agresioni mbi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Evri Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalanë dhe plagosi dy të tjerë, me të cilët ishte në proces gjyqësore për çështje pronësie.

Reagimi i plotë

Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe????

Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!

Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore????

ME TE LEXUARAT