Vrasja e gjyqtarit Kalaja, publikohet fotoja me shenjën e plumbit në kompjuter

Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, publikohet fotoja me shenjën e plumbit në

Në foton e publikuar më sipër, duket qartë shenja e plumbit në ekranin e kompjuterit, mbi tavolinën ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Kalaja ishte i ulur në karrige, shpalli vendimin për një gjyq prone ku ishte palë edhe xhaxhai i autorit, kur u qëllua me plumb nga Elvis Shkambi. 3 plumba i morën jetën gjyqtarit Kalaja, ndërsa u plagosën edhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.


Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, publikohet fotoja me shenjën e plumbit në

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Pas krimit, ai iu dorëzua patrullës së policisë në dalje të gjykatës. Kalaja humbi jetën rrugës për në spital. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

ME TE LEXUARAT