Zbardhen 2 vrasje e episode trafik droge! Urdhër arresti për Inez Hajrullën e Ervis Matodashaj, i shpëtojnë operacionit të SPAK

Aktualitet

Zbardhen 2 vrasje e episode trafik droge! Urdhër arresti për Inez

SPAK ka lëshuar 7 urdhër arreste, pas zbardhjes të disa ngjarjeve kriminale dhe trafikut të drogës.

Mes tyre është lëshuar urdhër arrest për Inez Hajrullën, i njohur ndryshe edhe si i forti i Vlorës.

Burime thonë se Hajrulla nuk është gjetur në bazën e tij në Orikum ku edhe po ushtrohen kontrolle.

Mes urdhër arresteve, është edhe emri i Ervis Matodashaj. Të dy i kanë shpëtuar operacionit të SPAK. 

Sipas burimeve të Report Tv, 2 prej personave që është lëshuar urdhër arrest iu është komunikuar në qeli, 3 të tjerë rezultojnë se ndodhen jashtë shtetit. SPAK ka zbardhur 2 vrasje dhe episode të trafikut të drogës./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT