Zjarr i madh përfshiu pallatin në Tiranë, helikopteri në ndihmë të zjarrfikësve

Aktualitet

Zjarr i madh përfshiu pallatin në Tiranë, helikopteri në

Një helikopter ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve për të shuar flakët e kompleksi te “Farmacia 10”.

Dhjetëra forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërsa po evakuojnë banorët.

Deri më tani janë disa banorë të evakuuar, ndërsa dy prej tyre kanë mbetur të lënduar nga asfiksia, si dhe dy zjarrfikës që nuk janë ndier mirë gjatë punës.

Njoftimi i FA: Në vijim të situatës së krijuar nga zjarri në një kompleks banimi në kryeqytet, janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit.

Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe dy helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji.

Strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme deri në normalizimin e saj të plotë.

ME TE LEXUARAT