Flakët përfshijnë banesën te “Ali Demi” në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën te “Ali Demi” në

Një zjarr i rënë në një banesë në zonën e Ali Demi, në Tiranë, ka shkaktuar humbjen e jetës së një personi të moshuar, të identifikuar si Theodhor Llulla.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një shtëpi në këtë zonë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë për të vënë nën kontroll situatën.

Si pasojë e zjarrit, një i moshuar që ndodhej brenda banesës nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka humbur jetën.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohet edhe shkaku i zjarrit.

ME TE LEXUARAT