Zjarri në kompleksin ‘Arlis’/ Dyshohet se shkak janë bërë bombolat e gazit të ‘Big Market’ poshtë këtij pallati

Aktualitet

Zjarri në kompleksin ‘Arlis’/ Dyshohet se shkak janë

Një zjarr masiv përfshiu një pallat në kompleksin ‘Arlis’ pranë QSUT në Tiranë. Dyshohet se shkak i zjarrit janë bërë bombolat e gazit të “Big Market”, i cili ndodhej në katin e parë të pallatit.

Flakët kanë nisur nga kati i parë dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin, ku si pasojë u shkrumbua i gjithi.

Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët, pasi disa prej tyre mben të bllokuar brenda dhe janë shpëtuar nga zjarrfikësit për shkallëve.

Ata gjithashtu po përballen me dëme të mëdha materiale dhe rrezikun e humbjes së banesave të tyre.

Megjithatë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të hedhin dritë mbi përgjegjësitë dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Lidhur me situatën folën edhe Drejtori i Policisë, Skënder Hita dhe ai i zjarrfikësve, Arben Cara, të cilët thanë se flakët janë vënë nën kontroll, por lidhur me shkaqet nuk u dha asnjë detaj.

ME TE LEXUARAT