Armëpushimi 2-javor në Lindjen e Mesme, reagon presidenti iranian: Marrëveshja përputhet me kërkesat tona

Bota

Armëpushimi 2-javor në Lindjen e Mesme, reagon presidenti iranian:

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se armëpushimi i shpallur këtë mëngjes është në përputhje me “kërkesat e përgjithshme të dëshiruara” nga Teherani.

“Armëpushimi, me pranimin e parimeve të përgjithshme të dëshiruara nga Irani, ishte fryt i gjakut të udhëheqësit tonë martir, Khamenei-t të madh, dhe rezultat i pjesëmarrjes së të gjithë njerëzve në arenë. Nga sot, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku, qoftë në fushën e diplomacisë, në mbrojtje, në rrugë apo në sferën e shërbimit publik”, shkroi Pezeshkian në një X.

Ai bashkohet me zyrtarë të tjerë iranianë që e kanë shpallur marrëveshjen e armëpushimit një fitore për Iranin. Mohammad Reza Aref, nënkryetari i parë i Iranit, shkroi në X se “epoka e Iranit ka filluar”, ndërsa këshilli suprem i sigurisë kombëtare i Iranit tha se SHBA-të kanë “pësuar një humbje të pamohueshme, historike dhe shkatërruese”.

 

ME TE LEXUARAT