VIDEO/ Struci në Tajlandë vrapon 15 km në autostradë duke sfiduar edhe makinat

Videoja e një struci i cili vrapon për 15 kilometra në një autostradë në Tajlandë është bërë virale.
Pronari i strucit u shpreh se ai ishte vetëm 5 muajsh dhe se ishte mësuar që të vraponte në kafenenë ku mbahej, por se kurrë nuk kishte arritur që të dilte në rrugë.
Strucat e rritur janë zogjtë që vrapojnë më shpejt, me shpejtësi maksimale të regjistruara prej rreth 70 kilometrash në orë.
Struci, i quajtur B1, u kap më në fund rreth 15 kilometra nga qyteti turistik Pattaya, tha pronari i kafshës, Itsara Boriboon.
Ai tha se kishte blerë B1 dhe një struc femër të quajtur B2 pesë muaj më parë për rreth 450 dollarë.
Ostrich Runs 15 km on Motorway Chasing Cement Truck in Bang Lamung
— Thai Enquirer (@ThaiEnquirer) April 7, 2026
An ostrich was spotted running 15 kilometers along a motorway from Bang Lamung to Tapong, Rayong, chasing a cement truck without tiring. The unusual sight was captured on video by witnesses, who shared it on… pic.twitter.com/o3XpxN4yzo