Arrestimi i ish-princit Andrew, Trump iu përgjigjet gazetarëve: Ngjarje e trishtueshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u pyet nga gazetarët lidhur me arrestimin e ish-princit, Andrew teksa ai e cilësoi si një çështje shumë të trishtueshme.
“Është një çështje shumë e trishtueshme”, u përgjigj Donald Trump një pyetjeje në lidhje me rastin e Princit Andrew, i cili u ndalua nga policia për 12 orë për lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.
Duke folur me gazetarët që e shoqëronin në udhëtimin e tij, Trump komentoi mbi rastin duke thënë se kjo është një rast shumë i keq për familjen mbretërore.
“Mendoj se është shumë e trishtueshme. Mendoj se është shumë keq për familjen mbretërore. Është shumë, shumë e trishtueshme”, tha ai.
DOOCY: On Prince Andrew, do you think American associates of Jeffrey Epstein will wind up in handcuffs too?
— Aaron Rupar (@atrupar) February 19, 2026
TRUMP: I'm the expert in a way because I've been totally exonerated. That's very nice. I can actually speak about it very nicely. I think it's a shame. I did nothing. pic.twitter.com/PiGVUfNbzV
Trump përmendi gjithashtu Mbretin Çarls, i cili sipas tij shumë shpejt do të vizitojë SHBA-në. Ai theksoi se mbreti është një njeri fantastik. Trump bëri deklarata të ngjashme edhe në nëntor, duke thënë se ndihej “keq” për familjen mbretërore pasi titulli i Andrew-t iu hoq.
Ai tha gjithashtu se është interesante sepse askush nuk foli për Epstein kur ai ishte gjallë, por tani po.
Ai madje u pyet nëse mendonte se bashkëpunëtorët amerikanë të Jeffrey Epstein do të arrestoheshin, kështu që ai pati mundësinë të tregonte njohuritë e tij.
“Unë jam një lloj eksperti për këtë temë, sepse jam plotësisht i liruar nga akuzat. Kjo është shumë mirë. Mund të flas për këtë në një mënyrë shumë të mirë. Mendoj se është për të ardhur keq. Nuk bëra asgjë”, tha ai.


