Arrestimi i Princit Andrew, reagon një prej familjeve të viktimave të Epstein: Ndjejmë qetësi

Familjarët e Virginia Giuffre kanë reaguar pas ndalimit të Prince Andrew, duke theksuar se drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pa përjashtim. Në një prononcim për New York Post, motrat dhe vëllezërit e saj Amanda Roberts, Danny dhe Lanette Wilson u shprehën se lajmi për arrestimin e Andrew Mountbatten-Windsor u ka sjellë një ndjesi lehtësimi në mes të dhimbjes që mbartin prej vitesh.
“Sot, për herë të parë pas shumë kohësh, ndjemë një grimë qetësie në zemrat tona të lënduara, sepse u dëshmua se askush nuk qëndron mbi ligjin, as edhe anëtarët e familjes mbretërore”, deklaruan ata.
Në reagimin e tyre, familja falënderoi edhe Thames Valley Police për veprimet e ndërmarra. “Në emër të motrës sonë, Virginia Roberts Giuffre, shprehim vlerësimin për Policinë e Thames Valley në Mbretërinë e Bashkuar për hetimin dhe ndalimin e Andrew Mountbatten Windsor”, thuhet në deklaratë.


