Deti i VDEKUR po zhduket?!/Shkencëtarët bëjnë paralajmërimin e frikshëm!

Bota

Deti i VDEKUR po zhduket?!/Shkencëtarët bëjnë

Një nga mrekullitë natyrore, Deti i Vdekur, po përballet me një krizë të thellë mjedisore. Shkencëtarët paralajmërojnë se niveli i ujit po bie me ritme alarmante, ndërsa sipërfaqja e tij është tkurrur ndjeshëm gjatë dekadave të fundit për shkak të aktivitetit njerëzor dhe ndryshimeve klimatike.

Deti i Vdekur po humbet mesatarisht rreth 1.2 metra ujë çdo vit. Sipas ekspertëve, gjatë 50 viteve të fundit sipërfaqja e tij është zvogëluar me rreth një të tretën. Një nga shkaqet kryesore të kësaj situate është reduktimi drastik i prurjeve nga Lumi Jordan, burimi kryesor që furnizon Detin e Vdekur. Ndërtimi i digave dhe devijimi i ujit për nevoja bujqësore, industriale dhe urbane ka ulur ndjeshëm sasinë e ujit që arrin në det.

Ekspertët propozojnë rikthimin e një pjese të prurjeve të Lumit Jordan dhe përdorimin e ujërave të trajtuara për të ndihmuar ekosistemin. Megjithatë, zbatimi i këtyre planeve mbetet i vështirë për shkak të tensioneve politike në rajon dhe nevojës së komuniteteve lokale për burime ujore. Shumë studiues e përshkruajnë situatën si një “katastrofë ekologjike në zhvillim”, duke paralajmëruar se pa masa urgjente, Deti i Vdekur mund të vazhdojë të tkurret me pasoja të rënda për mjedisin dhe ekonominë e rajonit.

 

ME TE LEXUARAT