Dy viktima dhe 40 të plagosur/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit në Milano, shoferit i ra të fikët dhe… (VIDEO)

Dy të vdekur dhe dyzet të plagosur është bilanci deri më tani i aksidentit që ndodhi në Milano, ku një tramvaj doli nga shinat dhe më pas u përplas me një ndërtesë.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak se çelësi për të ndërruar shinat nuk është aktivizuar, duke rezultuar që tramvaji të vendosej në shinat e gabuara.
Sipas televizionit publik Rai, ky zhvillim tragjik mund të jetë për shkak të një situate ku drejtuesi I tramvajit ka humbur ndjenjat ose ndonjë problemi tjetër shëndetëso, që e ka ndaluar këtë të fundit të shtypte butonin që vendoste tramin në shinat e duhura.
???????? ???????????????????????????? ???????????????????????? ????????????????’???????????????????????????? ⬇️#Milano #Tram pic.twitter.com/a26GZdncN6
— Mi-Tomorrow (@MiTomorrow) February 27, 2026
Në momentin e aksidentit, tramvaji ishte i mbushur me pasagjerë, shumica e të cilëve pësuan lëndime si pasojë e përplasjes dhe rënies brenda mjetit.
Viktima është nxjerrë nga poshtë tramvajit dhe dyshohet se ka qenë një kalimtar që po lëvizte në trotuar në çastin e aksidentit.
Zyra e prokurorit të Milanos njoftoi se kishte nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia, ndërsa më shumë se tridhjetë zjarrfikës dhe anëtarë të Mbrojtjes Civile ishin aktivë në dhënien e ndihmës së shpejtë.
Njëkohësisht, videoja nga momenti i daljes nga shinat është tronditëse. Në videon, e cila është filmuar nga një kamera në xhamin e përparmë të një makine të ndaluar në semafor, shihet tramvaji duke u kthyer me shpejtësi dhe më në fund duke goditur një mur. Xhamat e automjetit thyhen me një zhurmë shurdhuese, ndërsa tramvaji përplaset me forcë në tokë.


