FOTO/ Pamje të Tokës nga hapësira, NASA publikon fotot e para nga Artemis II

NASA ka publikuar grupin e parë të fotove me cilësi të lartë të Tokës, të marra nga anija kozmike Orion gjatë misionit Artemis II.
Ky mision shënon udhëtimin e parë me ekuipazh drejt Hënës pas disa dekadash.
Në ekuipazh janë katër astronautë amerikanë: Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch, si dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen nga Agjencia Hapësinore Kanadeze.
Ata kryejnë një udhëtim historik që synon përgatitjen për eksplorime të mëtejshme hapësinore.
Fotot u realizuan nga Reid Wiseman, kapiteni i Artemis II, përmes njërit prej katër dritareve kryesore të Orionit, pas përfundimit të djegies transhënore më 2 prill 2026.
Imazhet ofrojnë një pamje të qartë të planetit tonë nga hapësira.
NASA sqaroi se fotot janë kapur me pajisjen personale kompjuterike ose tabletin e komandantit të misionit, duke i bërë ato të qasshme për analizë dhe publikim, si pjesë e dokumentimit të këtij udhëtimi historik.


