Irani i përgjigjet Trump: Nuk e hapim ngushticën e Hormuzit me armëpushim të përkohshëm

Bota

Irani i përgjigjet Trump: Nuk e hapim ngushticën e Hormuzit me

Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të një “armëpushi të përkohshëm”, tha një zyrtar i lartë iranian për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se Teherani e sheh Uashingtonin si të pagatshëm për një armëpushim të përhershëm.

Zyrtari konfirmoi se Irani kishte marrë propozimin e Pakistanit për një armëpushim të menjëhershëm dhe po e shqyrtonte atë, duke shtuar se Teherani nuk pranon të ushtrohet presion për të pranuar afatet dhe për të marrë një vendim.

Mohammad Reza Aref, nënpresidenti i parë i Iranit, ka akuzuar SHBA-në për vendosjen e një bombe “shkatërruese bunkerësh” për të synuar Universitetin e Teknologjisë Sharif të Teheranit.

“Sulmi me bombë ndaj bunkerëve në Universitetin Sharif është një simbol i çmendurisë dhe injorancës së Trump”, tha Aref në një postim në X.

“Ai [Trump] nuk arrin ta kuptojë se njohuritë e Iranit nuk janë të ngulitura në beton për t’u shkatërruar nga bombat; fortesa e vërtetë është vullneti i profesorëve dhe elitave tona”, tha Aref, i cili është një inxhinier i arsimuar në Universitetin e Stanfordit.

“Asnjë barbarizëm në histori nuk ka qenë ndonjëherë në gjendje ta zhveshë shkencën nga populli iranian. Shkenca është e rrënjosur në shpirtrat tanë dhe kjo fortesë nuk do të shembet.”

SHBA-të nuk kanë komentuar për sulmin herët të hënën.

Universiteti Sharif është krahasuar shpesh me Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit (MIT) në SHBA për rolin e tij në avancimin e studimeve shkencore në Iran. Disa profesorë të lidhur me universitetin janë vrarë, të akuzuar për lidhje me programin bërthamor të vendit.

ME TE LEXUARAT