Itali/Shqiptari gjendet i vdekur në stacionin e tramvajit, sapo ishte liruar nga burgu
Lajmifundit
/
5 Prill 2026, 17:51
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali., ku trupi i pajetë i një burri u gjet në stacionin e tramvajit në Arcirpressi të Firences.
Mediat vendase raporotjnë se viktima është identifikuar si një 50-vjeçar shqiptar që jetonte në Viterbo, teksa ende nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës. Gjithashtu, bëhet me dije se 50-vjeçari sapo ishte liruar nga burgu.
Ekipi i mjekësisë ligjore dhe policia lokale po vijojnë hetimet, teksa linja e tramvajit u mbyll për disa orë për shkak të hetimeve.
Raportohet se po mblidhen dëshmi, prova, pamje filmike dhe të dhëna për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.


