“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain

Showbiz

“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i

Aktorja Mariana Kondi ka ndarë një rrëfim të fortë personal në podcastin e Grida Duma, duke folur hapur për raportin me të atin dhe figurën që ajo e konsideron realisht “baba”.

“Unë mendoj që njeriun kush e rrit, ai është baba”, tha Kondi, duke shtuar se për të vendin kryesor e ka pasur gjithmonë e ëma.

Ajo tregoi edhe takimin me të atin pas 50 vitesh, një moment që nuk solli emocionin e pritur: “Kur e takon dhe nuk ndjen… nuk ndjen”.

Në të kundërt, ajo vlerëson figurën e njeriut që e rriti: “Ishte ai që më sillte kafen, më fliste për librat, për jetën… ai ishte baba për mua.”

Biseda u ndal edhe te nëna e saj, e cila nuk krijoi më një lidhje tjetër: “Asnjëherë. Sa gabim… por ishte koha”, Sipas Kondit, ishte mentaliteti ai që e detyroi të zgjidhte fëmijët mbi jetën personale.

“Kur ju shikoj ju mirë, kjo është mrekulli për mua”, kujtoi ajo fjalët e nënës, duke mbyllur një rrëfim që flet për mungesë, sakrificë dhe zgjedhje që nuk ishin gjithmonë të lira.

ME TE LEXUARAT