“Te shtëpia s’ka punë deri sa të paguajë borxhet”, akuza e 36 milionë lekëve nga ish-bashkëshortja

Aktualitet

“Te shtëpia s’ka punë deri sa të paguajë

Së fundmi, Arturi akuzohet nga ish-bashkëshortja e tij se ai ka marrë 36 milionë lekë. Eni Çobani sqaron se është marrë një kapar nga shitja e parë e një apartamenti që ka jetuar çifti në martesë të parë.

Kapari ka qenë 36 milionë e 500 mijë. Për katër muaj është blerë në Tapizë një tokë, në shifrën 20 milionë lekë të vjetra. Pasi u mor kjo tokë, u shit sërish, e ato para u investuan tek apartamenti në Yzberisht.

Eni Çobani: Kjo 36 është shumë interesante.

Artur: Ajo sasi leku është marrë në familjen tonë. Është gëzuar dhe është përdorur nga familja ime që kam pasur me bashkëshorten dhe dy vajzat dhe është përdorur për të blerë një tokë.

Eni Çobani: Atëhere, ti akuzohesh nga ish-bashkëshortja që ke marrë kapar nga një shitje e një prone, në shifrën 36 milionë lekë të vjetra. E zonja çfarë thotë. Ky zotëria i ka marrë lekët e banesës, se ka marrë 36 milionshin. Mua të më lëshojë banesën dhe ta marr unë. Ndërkohë, që harron zonja Mimoza, që vërtetë e ke marrë 36. Zotëri, ke marr një kapar. Ka shitur një banesë që ka pasur, e ka marrë një kapar, me ish-bashkëshorten gjithmonë dhe kjo është në shifrën 36 milion lekë të vjetra. Në 17.02.2006, ka shkuar dhe ka blerë një tokë nga zoti Përparim Hidri. Pra, Përparimi të ka shitur një tokë dhe ti me këto para që more, shkove bleve tokën.

Artur: Tokën e Përparimit.

Eni Çobani: Bravo dhe blihet toka nga Arturi dhe Mimoza, në shifrën?

Artur: Në shifrën 20 milionë lekë afërsisht.

Eni Çobani: Më pas kjo tokë shitet.

Artur: U shit, pas disa muajsh, pa u bërë viti.

Eni Çobani: Dhe ja ke dhënë zotit Shpëtim Karaj?

Artur: Rahmet pastë se ka ndërruar jetë.

Eni Çobani: Mirë, ka ndërruar jetë, letrat qendrojnë. Atëhere, këtë para që ke marrë, nga kjo shitje e fundit…

Artur: Këto para që janë marrë janë përdorur për të blerë apartamentin që flitet.

Eni Çobani: Ja pra. Kjo është rruga./tvklan

ME TE LEXUARAT