Nisin aplikimet për kompensim të pagës minimale/ Ja kush përfiton (GRAFIKA)

Nga 1 prilli bizneset që kanë punonjës me pagë minimale do të mund të aplikojnë për të përfituar kompensim për rritjen e kostove.
Sipas vendimit të qeverisë aplikimet bëhen në “E-Albania” dhe do të jenë të hapura nga 1 prilli deri në 31 tetor. Ky proces lidhet me rritjen e pagës minimale nga 40 në 50 mijë lekë.
“Çdo biznes i çdo fushe që ka punonjës me pagë minimale nga 40-49.990 do të mund të aplikojë për kompensim për një periudhë 9-mujore.
Vlera që do të kompensohet për punonjës është 16.7% e diferencës së pagës nga 40-49 990 lekë. Në total janë 35 mijë biznese që pritet të jenë përfitues të një shumë prej afro 1 miliardë lekësh që është vënë në dispozicion“, – tha Gertiola Çepani, drejtori e punësimit në AKPA.


Por sipas vendimit ka disa përjashtime, pra jo të gjithë mund të aplikojnë.
“Përjashtohen entet apo kompanitë publike, njëkohësisht përjashtohet edhe të vetëpunësuarit. Një kompani që ka vetëm një të punësuar, nuk mund të jetë subjekt i përfitimit. Njëkohësisht nuk përfitojë dhe ato kompani që kanë detyrime të papaguar të sigurimeve shoqërore ndër vite”.
Sipas të dhënave, në total numërohen rreh 307 mijë punonjës me pagë minimale. Pas muajit shtator 2026 efektet dhe kostot e shtuara të pagës minimale për efekt sigurimi do t’i paguajë vetë biznesi.


